Familja mbretërore e Belgjikës do të pres refugjatët ukrainas

Evropë

Familja mbretërore e Belgjikës do të pres refugjatët ukrainas

Nga: V.N Më: 17 mars 2022 Në ora: 15:05
Mbreti Philippe (në mes) takon refugjatët ukrainas

Mbreti Philippe dhe Mbretëresha Mathilde e Belgjikës kanë vendosur të presin refugjatë ukrainas. Pallati Mbretëror Belg ka konfirmuar për BBC se dy shtëpi në pronësi të Royal Trust të Belgjikës do të vihen në dispozicion për tre familje ukrainase, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Njëra prej shtëpive ndodhet në Bruksel dhe tjetra është në rajonin jugor të Wallonisë. Një zëdhënës i Pallatit Mbretëror i tha BBC-së se Mbreti Philippe ishte prekur nga dëshmitë që kishte dëgjuar kur u takua me ukrainasit, kryesisht gra dhe fëmijë, ndërsa vizitoi një qendër regjistrimi në Bruksel të mërkurën.

Vendimi për të pritur u njoftua menjëherë pas vizitës. Kjo nuk është hera e parë që familja mbretërore e Belgjikës ka treguar solidaritet me ata në nevojë. Verën e kaluar, njerëzit që humbën shtëpitë e tyre në përmbytjet më të këqija të vendit në dekada u ftuan gjithashtu të qëndronin në shtëpitë në pronësi të Royal Trust.

Një ndërtesë tjetër e vendosur pak jashtë Brukselit do të vihet gjithashtu në dispozicion për të shërbyer si banim kolektiv nëse kërkohet më shumë hapësirë.

Deri më tani më shumë se 10,000 refugjatë ukrainas janë regjistruar në Belgjikë dhe u është dhënë një mbrojtje e përkohshme ndërkombëtare dhe një status që u lejon atyre të jetojnë dhe punojnë në Belgjikë për një vit.

Autoritetet belge vlerësojnë se 200,000 ukrainas do të mbërrijnë në Belgjikë në javët e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat