Rusia heq dorë nga bisedimet me Japoninë për traktatin e paqes

Evropë

Rusia heq dorë nga bisedimet me Japoninë për traktatin e paqes

Nga: V.N Më: 21 mars 2022 Në ora: 20:50
foto ilustrim

Rusia thotë se po braktis bisedimet me Japoninë që synojnë nënshkrimin e një traktati formal paqeje, sepse Japonia i është bashkuar sanksioneve kundër Rusisë për luftën në Ukrainë, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Ata nuk i dhanë fund zyrtarisht armiqësive të Luftës së Dytë Botërore për shkak të një mosmarrëveshjeje mbi ishujt e vegjël të njohur në Rusi si Kurilet Jugore dhe në Japoni si Territoret Veriore. Ata shtrihen në ishullin verior të Japonisë, Hokkaido dhe u pushtuan nga forcat sovjetike në 1945.

Ministria e Jashtme e Rusisë thotë se masa e saj ngrin diskutimet mbi projektet e përbashkëta ekonomike për ishujt dhe ndalon vizitat pa viza në to nga qytetarët japonezë.

“E gjithë përgjegjësia për dëmtimin e bashkëpunimit dypalësh dhe të interesave të vetë Japonisë i takon Tokios zyrtare, e cila qëllimisht zgjodhi të ndjekë një kurs anti-rus”, tha ministria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat