Britania godet 65 subjekte ruse, sanksionon edhe prodhuesin kryesor të dronit rus

Evropë

Britania godet 65 subjekte ruse, sanksionon edhe prodhuesin kryesor të dronit rus

Nga: A.ZH Më: 25 mars 2022 Në ora: 23:34
Pamje nga lufta në Ukrainë

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka publikuar përditësimin më të fundit të inteligjencës mbi luftën në Ukrainë.

Aty thuhet se Mbretëria e Bashkuar ka sanksionuar 65 individë dhe subjekte të tjera me lidhje mbështetëse me pushtimin e paligjshëm të Rusisë, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Midis atyre të sanksionuar është Kronshtadt, një kompani ruse e mbrojtjes dhe prodhuesi kryesor i dronit rus Orion dhe mjeteve të tjera ajrore pa pilot.

Aty shtoi se ka "shumë të ngjarë" që Rusia të jetë detyruar të përdorë mjete ajrore pa pilot për shkak të mbrojtjeve ajrore "të fuqishme" të Ukrainës./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat