Kryebashkiaku i Mariupolit bën thirrje për evakuim të plotë

Evropë

Kryebashkiaku i Mariupolit bën thirrje për evakuim të plotë

Nga: G.B Më: 28 mars 2022 Në ora: 09:50
Mariupol

Rreth 160,000 njerëz kanë mbetur pa ngrohje në qytetin e rrethuar të Mariupolit.

Kështu ka deklaruar kryebashkiaku Vadym Boichenko, i cili tani ka bërë thirrje për një evakuim të plotë, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Disa banorë kanë arritur të evakuohen përmes korridoreve humanitare, megjithëse shumë prej tyre mbeten të bllokuar.

Mariupol, i cili ka qenë një objektiv kyç për forcat ruse për shkak të vendndodhjes së tij strategjike, ka qenë i rrethuar pothuajse që nga fillimi i pushtimit.

Ukraina thotë se të gjitha ndërtesat e saj janë dëmtuar nga bombardimet ruse, duke përfshirë një maternitet dhe një teatër ku ishin strehuar qindra civilë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat