Sllovakia i kërkon Rusisë të tërheqë 35 diplomatë nga Bratislava

Evropë

Sllovakia i kërkon Rusisë të tërheqë 35 diplomatë nga Bratislava

Më: 30 mars 2022 Në ora: 18:52
Foto ilustrim

Sllovakia i ka thënë Rusisë se duhet të tërheqë 35 anëtarë të stafit të Ambasadës ruse në Bratislavë.

“Ky hap është përgjigje e nevojshme ndaj aktiviteteve të stafit të Ambasadës ruse, që nuk janë në përputhje me Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike, interesat e Republikës së Sllovakisë dhe përpjekjeve për të krijuar partneritet me Federatën Ruse”, ka thënë Ministria e Jashtme ruse përmes një deklarate më 30 mars.

“Në këtë kontekst, na vjen keq që edhe pas dëbimeve të diplomatëve rusë në dy vjetët e fundit, misioni diplomatik rus nuk ka treguar interes për veprimtari korrekte në territorin tonë”, është thënë në deklaratë.

Sllovakia nuk ka dhënë hollësi për aktivitetet që i konsideron të papranueshme, dhe nuk ka ofruar afat kohor se kur duhet të largohen diplomatët.

Më 14 mars, Bratislava ka dëbuar tre anëtarë të stafit të Ambasadës ruse, duke cituar informacion nga shërbimet sekrete të Sllovakisë.

Duke bërë të ditura ato dëbime, Ministria e Jashtme sllovake i ka bërë thirrje “fuqishëm” Ambasadës ruse që të “kryejë aktivitetet e saj në përputhje me Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat