Australia me tarifa të reja për të gjitha importet nga Rusia dhe Bjellorusia

Evropë

Australia me tarifa të reja për të gjitha importet nga Rusia dhe Bjellorusia

Nga: V.N Më: 31 mars 2022 Në ora: 10:45
foto ilustrim

Australia do të aplikojë një tarifë shtesë prej 35% për të gjitha importet nga Rusia dhe Bjellorusia, njoftoi Departamenti i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë në një deklaratë për shtyp të enjten, shkruan CNN, transmeton Bota sot.

"Australia do të lëshojë një njoftim zyrtar duke tërhequr të drejtën për trajtimin tarifor të Kombit më të Favorizuar (MFN) dhe duke aplikuar një tarifë shtesë prej 35 përqind për të gjitha importet nga Rusia dhe Bjellorusia," thuhej në njoftimin për shtyp, duke shtuar se Australia do t'i bashkohej vendet e tjera me të njëjtin mendim duke e bërë këtë.

Duke përsëritur mbështetjen e Australisë për "sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës", Australia do të "punojë ngushtë me partnerët (e saj) për të siguruar që Rusia të mbajë përgjegjësi për veprimet e saj", thuhet në njoftim.

Deklarata përkoi me fjalimin virtual të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në parlamentin australian të enjten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat