Këto vende të Evropës u kapluan me borë në pikë të pranverës

Evropë

Këto vende të Evropës u kapluan me borë në pikë të pranverës

Më: 3 prill 2022 Në ora: 10:46
Foto ilustrim

Disa vende evropiane si Belgjika, Gjermania, Holanda dhe Spanja, sot u gdhinë të mbuluara nga bora e prillit, ndërsa meteorologët paralajmëruan për kushte të pafavorshme atmosferike.

Belgjika, e cila prej javësh dominohet nga moti pranveror, u zgjua mëngjesin e sotëm e mbuluar me të bardhë.

Meteorologët dhanë paralajmërim të verdhë për shkak të motit të keq në disa rajone dhe paralajmëruan vazhdimin e reshjeve të borës.

Holanda prej dy ditësh është nën ndikimin e reshjeve të borës, të cilat kanë shkaktuar bllokime me kilometra në autostrada rreth qyteteve të mëdha, kurse paralajmërim i verdhë është lëshuar në tetë provinca.

Në Gjermani, në ditën e parë të prillit, borë ka rënë në pjesët më të larta të vendit, si dhe në rajonin e Vestfalias, në perëndim.

Moti në Zvicër ka qenë më i ftohtë që nga fillimi i javës, gjë që ka shkaktuar borë më 1 prill në zonat malore dhe rreth liqenit të Gjenevës.

Spanja gjithashtu hyri në prill me temperatura më të ulëta të matura në 20 vjet. Autoritetet lokale paralajmëruan publikun për borë në veri dhe akull në pjesë të tjera të vendit.

Gjithashtu thuhet se do të ketë ndërprerje në qarkullimin detar përgjatë bregdetit të Mesdheut

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat