Pas rrëmbimit gjendet e vdekur kryetarja e fshatit Mykolaiv

Evropë

Pas rrëmbimit gjendet e vdekur kryetarja e fshatit Mykolaiv

Nga: A.SH Më: 3 prill 2022 Në ora: 16:19
Olha Sukhenko

Kryetarja e një fshati ukrainas Olha Sukhenko, e cila ishte rrëmbyer nga ushtarët rusë muajin e kaluar është gjetur e vdekur, tha zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk, raporton BBC, transmeton “Bota sot”.

Duke folur të dielën, zv-kryeministrja Vereshchuk tha se të dy ishin ajo së bashku me burrin e saj ishin “vrarë në robëri” nga forcat ruse, raportoi AFP.

Kjo vjen pasi forcat ruse u tërhoqën nga një numër zonash rreth Kievit që ata kanë pushtuar javët e fundit.

Vereshchuk pohoi se 11 drejtues të komunitetit lokal në rajonet e Kievit, Khersonit, Kharkiv, Zaporizhzhia, Mykolaiv dhe Donetsk janë rrëmbyer.

“Ne po informojmë Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK), OKB-në, të gjitha organizatat e mundshme, ashtu si për civilët e tjerë që janë zhdukur”, tha ajo.

Ajo gjithashtu u bëri thirrje "të gjithëve të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për t'i rikthyer ata".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat