Krimet në Bucha, Volodymyr Zelensky bisedon me shefen e BE-së

Evropë

Krimet në Bucha, Volodymyr Zelensky bisedon me shefen e BE-së

Nga: A.M. Më: 4 prill 2022 Në ora: 23:02
Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka folur me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen për krizën në Ukrainë.

Zelensky tha se dyshja folën për "krimet çnjerëzore" në periferi të Kievit, raporton Sky news, përcjell "Bota sot".

Gjithashtu, ai ndau vlerësimin e tij për "gatishmërinë" e BE-së për të ofruar mbështetje financiare dhe teknike për ngritjen e një ekipi të përbashkët hetimor për krimet e dyshuara të luftës nga Rusia.

Më herët sot, udhëheqësi ukrainas u largua nga kryeqyteti, Kiev, për herë të parë që nga fillimi i luftës vetëm për të parë atë që ai e quajti "gjenocid" dhe "krime lufte" në Bucha.

Ai tha se njerëzit e vdekur ishin "gjetur në bodrume, të mbytur, të torturuar".

Më vonë, në një fjalim video në parlamentin rumun, Zelensky tha: "Ushtria torturoi njerëzit dhe ne kemi çdo arsye të besojmë se ka shumë më tepër njerëz të vrarë.

Shumë më shumë nga sa dimë tani."

Ndërkohë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se imazhet përmbanin "shenja të falsifikimit të videove dhe falsifikime të ndryshme".

Zyrtarët ukrainas thanë se trupat e të paktën 410 civilëve janë gjetur në qytetet përreth Kievit që u rimorën nga forcat ruse ditët e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat