Kryebashkiaku thotë se rusët kanë vrarë 320 civilë në Bucha

Evropë

Kryebashkiaku thotë se rusët kanë vrarë 320 civilë në Bucha

Më: 6 prill 2022 Në ora: 07:32
Ukrainë

Kryetari i bashkisë së qytetit të Bucha, Anatoli Fedoruk ka thënë për BBC se rreth 320 civilë u qëlluan për vdekje nga trupat ruse gjatë pushtimit të qytetit.

Duke folur në Word Tonight, Anatoli Fedoruk tha se kishte parë personalisht ekzekutimet e disa njerëzve nga forcat e Moskës.

"Kam parë disa episode. Ishin tre makina civile që përpiqeshin të evakuoheshin drejt Kievit dhe ata u qëlluan brutalisht. Ishte një grua shtatzënë, burri i së cilës po bërtiste duke i kërkuar të mos e qëllonte, por ata thjesht e qëlluan brutalisht", tha Fedoruk.

Fedoruk gjithashtu pretendoi se forcat ruse kishin gjuajtur politikanë vendas gjatë pushtimit të tyre.

Ai i bëri thirrje ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili ka mohuar akuzat për krime lufte nga trupat e Moskës, të "kalojë në qytetin Bucha dhe të shohë trupat e njerëzve të vdekur dhe të shikojë në sy familjet, nënat, burrat e tyre, fëmijë që mbetën jetimë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat