OKB do të votojë për pezullimin e Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut

Evropë

OKB do të votojë për pezullimin e Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut

Nga: A.M Më: 7 prill 2022 Në ora: 07:13
Frymëzim Isufaj

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do të votojë sot nëse do të pezullojë Rusinë nga organi i të drejtave të njeriut.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Linda Thomas-Greenfield e ka sjellë këtë lëvizje në tavolinë në përgjigje të pretendimeve se forcat ruse kanë vrarë civilë pranë Kievit, raporton Sky news, përcjell "Bota sot".

Ndërkohë, Senati amerikan do të votojë nëse do të ndalojë importin e naftës ruse.

Rusia po  vazhdon ende të kryej sulme dhe masakra në Ukrainë, pavarësisht vendosjes së sanksioneve dhe paralajmërimeve nga Perëndimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat