Mali i Zi miraton një pako me sanksione kundër Rusisë

Evropë

Mali i Zi miraton një pako me sanksione kundër Rusisë

Më: 8 prill 2022 Në ora: 12:53
Dritan Abazoviq

Qeveria e Malit të Zi sapo ka miratuar një paketë të masave kufizuese kundër Rusisë.

Lajmin e bëri të ditur i mandatuari për kryeministër, Dritan Abazoviq, i cili falënderoi ministrat për bashkëpunim.

Ministria e Jashtme e Malit të Zi po ashtu të enjten shpalli persona të padëshiruar edhe katër diplomatë të Ambasadës së Federatës Ruse në Mal të Zi.

“Nota formale për këtë vendim, ku parashikohet një afat prej shtatë ditësh për t’u larguar nga territori i vendit tonë, i është dorëzuar sot ambasadorit rus. Ministria Jashtme malazeze e ka marrë vendimin në bazë të vlerësimit të organeve përkatëse të sigurisë në Mal të Zi për veprimtarinë e diplomatëve rusë dhe sipas nenit 9 të Konventës së Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike”, kishte shkruar Ministria.

Mali i Zi i ishte bashkuar edhe sanksioneve të marra nga Bashkimi Europian në mars kundër Rusisë për shkak të nisjes së agresionit në Ukrainë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat