Kancelari i Austrisë pas takimit me Putin: Nuk jam shumë optimist

Evropë

Kancelari i Austrisë pas takimit me Putin: Nuk jam shumë optimist

Nga: V.N Më: 11 prill 2022 Në ora: 19:07
Karl Nehammer

Kancelari austriak Karl Nehammer tha të hënën se ai nuk ishte "veçanërisht optimist" nga bisedimet e tij me presidentin rus Vladimir Putin.

"Për momentin nuk jam veçanërisht optimist pas bisedimeve të mia me Putinin. Ofensiva (në Ukrainë) po përgatitet me vendosmëri," tha Nehammer në një konferencë në Moskë pas takimit mes dy udhëheqësve më herët gjatë ditës, raporton CNN, transmeton Bota sot.

Nehammer – lideri i parë evropian që është takuar ballë për ballë me Putinin që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës – tha se ai u përball me presidentin rus “me faktet”.

"Unë ia kam bërë të qartë zotit Putin, qëndrimin e tij, pikëpamjen e tij nuk e ndan askush. Ai e sheh atë si një lloj operacioni vetëmbrojtës të Federatës Ruse. Ai i quan operacione speciale ushtarake. Unë e quaj luftë." tha ai.

Nehammer, megjithatë, vuri në dukje se "ishte gjithashtu e qartë dhe e dallueshme që presidenti rus ka ende besim" në negociatat në vazhdim midis Rusisë dhe Ukrainës në Turqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat