Suspendohet nga garat vozitësi rus - shkak përshëndetja naziste

Evropë

Suspendohet nga garat vozitësi rus - shkak përshëndetja naziste

Nga: V.N Më: 11 prill 2022 Në ora: 21:49
Artem Severiukhin është shkarkuar nga ekipi i tij i garave

Një kampion rus 15-vjeçar i kartingut është nën hetim pasi u shfaq duke bërë një përshëndetje naziste ndërsa ishte në podium.

Artem Severiukhin e bëri këtë gjest pasi fitoi të dielën në raundin e parë të Kampionatit Evropian në Portugali.

Adoleshenti po garonte nën flamurin italian për shkak të ndalimit të sportistëve rusë pas pushtimit të Ukrainës - një luftë e justifikuar pa prova nga Moska me arsyetimin e "denazifikimit".

FIA - organi drejtues i motorsportit - po heton tani incidentin. Severiukhin tashmë është larguar nga ekipi i tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat