Shfaqet video e një helikopteri të rrëzuar të Ushtrisë së Bosnjë e Hercegovinës

Evropë

Shfaqet video e një helikopteri të rrëzuar të Ushtrisë së Bosnjë e Hercegovinës

Më: 13 prill 2022 Në ora: 19:39
Pamje nga video

Pas rrëzimit të një helikopteri të Forcave të Armatosura të Bosnjë e Hercegovinës sot, në mediat vendëse janë shfaqur pamjet e para.

Helikopteri i ushtrisë së Bosnjë e Hercegovinës u rrëzua gjatë një stërvitje të rregullt të pjesëtarëve të Forcave Ajrore të Bosnjë-Hercegovinës.

Ngjarja ndodhi në një terren të stërvitjes ushtarake qytetit Visoko.

Bëhet fjalë për një helikopter Bell Huey II me katër anëtarë në ekuipazh, asnjë prej të cilëve nuk u lëndua.

“Ka dëme të dukshme të helikopterit,” tha Ministria e Mbrojtjes e BeH.

Shërbimet kompetente të Forcave të Armatosura të BeH janë duke kryer hetime për shkaqet e rrëzimit të avionit dhe pas përfundimit të hetimeve do të dalin me më shumë informacion për publikun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat