Federata Ruse ka njoftuar Zyrën e Përfaqësuesit të Lartë (OHR) se po pezullon pjesëmarrjen e saj në financimin e OHR.
Nga ana tjetër, Ambasada e Rusisë në Bosnje e Hercegovinë nuk ka dashur të komentojë këtë pretendim nga OHR.
“Ne nuk do të donim të komentonim për çështje financiare, sepse këto janë çështje të struktrurës së brendshme të OHR”, tha ambasada ruse për Nezavisne Novine.
Zyrën e Përfaqësuesit të Lartë (OHR thekson se paratë për financimin e tyre sigurohen nga vendet anëtare të Këshillit për Zbatimin e Paqes (PIC), dhe se viti buxhetor i OHR zgjat nga 1 korriku i këtij viti deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm.