Abazoviq do të prezantojë sot konceptin për qeverinë e ardhshme

Evropë

Abazoviq do të prezantojë sot konceptin për qeverinë e ardhshme

Më: 20 prill 2022 Në ora: 10:49
Dritan Abazoviq

Mandatari për kryeministër në Qeverinë e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, do të prezantojë sot konceptin për qeverinë e ardhshme, konfirmohet jozyrtarisht për “Vijesti”.

Një konferencë për shtyp është planifikuar për në orën 11:00, por Abazoviq nuk do të shpallë emrat e kandidatëve për poste ministrore.

Kreu i klubit parlamentar “Bardhezi”, Milosh Konatar, ka bërë të ditur se qeveria është planifikuar të ketë katër nënkryetarë dhe 20 ministri.

Sipas tij, qeveria do të përbëhet nga partitë e pakicave kombëtare në Mal të Zi, SNP, SDP, CIVIS dhe Lëvizja Qytetare URA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat