31-vjeçarja infektohet me Covid-19 dy herë brenda 20 ditëve

Evropë

31-vjeçarja infektohet me Covid-19 dy herë brenda 20 ditëve

Më: 21 prill 2022 Në ora: 20:09
Foto ilustrim

Një punonjëse e kujdesit shëndetësor 31 vjeçe u infektua me Covid dy herë brenda 20 ditëve. Kjo është periudha më e shkurtër e regjistruar midis infeksioneve, kanë pohuar studiuesit spanjollë.

Testet tregojnë se gruaja ishte infektuar me dy variante të ndryshme – Delta në fund të dhjetorit dhe më pas Omicron në janar. Kjo tregon se edhe nëse keni pasur Covid më parë, mund të infektoheni përsëri edhe nëse jeni plotësisht të vaksinuar, thonë studiuesit.

Gruaja spanjolle nuk shfaqi asnjë simptomë pas testit të parë pozitiv PCR, por më pak se tri javë më vonë ajo shfaqi kollë dhe temperaturë që e shtynë atë të bënte një test tjetër. Kur testet u analizuan më tej, treguan se pacientja ishte infektuar nga dy lloje të ndryshme të koronavirusit.

Në një prezantim në Kongresin Evropian të Mikrobiologjisë Klinike dhe Sëmundjeve Infektive, autorja e studimit. Dr. Gemma Recio, tha se rasti tregoi se Omicron mund “të shmangë imunitetin e mëparshëm të fituar nga një infeksion me variante të tjera ose nga vaksinat”.

Ajo tha se monitorimi i riinfeksioneve te njerëzit që ishin plotësisht të vaksinuar ishte i rëndësishëm dhe do të ndihmonte në kërkimin e varianteve që shmangin vaksinat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat