Pas Shqipërisë edhe Zvicra nga sot anëtare e KS të OKB-së

Evropë

Pas Shqipërisë edhe Zvicra nga sot anëtare e KS të OKB-së

Nga: Nefail Maliqi Më: 9 qershor 2022 Në ora: 18:57
Zvicra

Pas Shqipërisë, sot edhe Zvicra është zgjedhur me 187 vota PRO anëtarësimit në Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për herë të parë, njofton gazeta zvicrane Le Canton27.ch

Zvicra do të jetë anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për vitet 2023 dhe 2024.

Me 187 vota, Zvicra barazon rekordin e rezultatit më të mirë për një vend të Evropës Perëndimore. Një rezultat i tillë është arritur veçanërisht nga Gjermania.

Ky votim përfaqëson kulmin e përpjekjeve gati pesëmbëdhjetëvjeçare të diplomacisë zvicerane.

Sipas vëzhguesve, lufta për këtë vend do të ketë qenë më e ashpër në frontin e brendshëm sesa midis shteteve të tjera. Për vite me radhë, SVP ka bërë fushatë kundër kësaj pjesëmarrjeje, duke përmendur rreziqet për neutralitetin. Kritika që janë ringjallur nga lufta në Ukrainë.

Është “një dëshmi besimi”, sipas Ignazio Cassis. Gjatë një konference për shtyp, kreu i diplomacisë zvicerane vlerësoi se rezultati i mirë i Zvicrës paraqet një “dëshmi besimi në vendin tonë”. “Është një rezultat i përgatitur prej disa vitesh”, nënvizoi ai.

“Është pikërisht në kohë të vështira që vende si Zvicra mund të luajnë një rol konstruktiv dhe të mbrojnë dialogun”, këmbënguli ai, duke mos e fshehur “krenarinë”. Ai tha se ishte i bindur se Zvicra është e gatshme dhe “në lartësinë e detyrës”.

Siq kemi njoftuar, Shqipëria ka marrur presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së më 1 qershor, njofton gazeta zvicerane Le  Canton27.ch.  Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka njoftuar se kjo është hera e parë që Shqipëria mban presidencën e KS-OKB-së gjatë mandatit të saj në Këshill.

Këshilli i Sigurimit përbëhet nga 15 anëtarë, duke përfshirë pesë anëtarë të përhershëm: Kina, Franca, Federata Ruse, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar, dhe 10 anëtarë të zgjedhur nga Asambleja e Përgjithshme për një mandat dyvjeçar:

Estonia (2021)
Indi (2022)
Irlanda (2022)
Kenia (2022)
Meksikë (2022)
Nigeri (2021)
Norvegjia (2022)
Shën Vincenti dhe Grenadinet (2021)
Tunizi (2021)
Vietnam (2021)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat