Kryeministri grek vendeve të Ballkanit: Bashkëngjitja në BE deri në vitin 2033

Evropë

Kryeministri grek vendeve të Ballkanit: Bashkëngjitja në BE deri në vitin 2033

Nga: F. B. Më: 11 qershor 2022 Në ora: 09:25
Kryeministri grek

Kryeministri grek Kirjakos Micotakis ka deklaruar në Samitin e procesit të bashkëpunimit të Evropës juglindore (SEECP) që po mbahet në Selanik se “afati për bashkëngjitjen e të gjitha vendeve të Ballkanit perëndimor në BE duhet të jetë deri në vitin 2033”.

Në kuadër të Samitit SEECP që po mbahet në Selanik, kryeministri grek Micotakis ka shtruar darkë për presidentin Vuçiq, ku zyrtari grek përmendi vitin 2033 si afatin për anëtarësimin e të gjitha vendeve të Ballkanit në BE.

Agjencia ANA ka shkruar se Micotakis ka thënë se “ky është plan ambicioz për vendet e Ballkanit, por do të mund të jetë real nëse ideja e zgjerimit kthehet në vlerë të BE-së”.

Në këtë takim merr pjesë edhe presidentja e Kosovës Vjosa osmani si dhe liderë të vendeve të tjera të Ballkanit perëndimor.

Greqia që kryeson me Samitin ka ftuar Evropën jug-lindore të promovohet rruga e paqes, ligjshmërisë ndërkombëtare, sigurisë së përbashkët dhe prosperitetit, si bazë e deklaratës së Selanikut, e cila edhe u miratuar unanimisht.

Deklarata e miratuar në Selanik është dokument zyrtar i përkushtimit të palëve në parimet e demokracisë, shtetit të drejtës dhe parimeve bazë të respektimit të ndërsjellë dhe solidaritetit, ka deklaruar Micotakis.

Sipas tij, prioritet kyç mbetet integrimi i të gjitha vendeve të Evropës juglindore, posaçërisht Ballkanit perëndimor në BE po zgjat prej 2003 kur u hap po në Selanik rruga integruese dhe po ashtu samiti udhëhiqej po nga Greqia.

Micotakis theksoi se ka ardhur koha që me hapa të vendosur të ecet drejt bashkëngjitjes së Ballkanit në familjen evropiane.

Dhjetë lider të vendeve të Evropës juglindore dhe tre ministra të jashtëm kanë mbështetur deklaratën e Samitit të procesit të bashkëpunimit të Evropës juglindore (SEECP), të publikuar pas përfundimit të punimeve të SEECP në Selanik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat