​Inflacioni në Gjermani prek nivelin rekord prej 33%

Evropë

​Inflacioni në Gjermani prek nivelin rekord prej 33%

Më: 20 qershor 2022 Në ora: 23:37
Foto ilustrim

Inflacioni i çmimeve të prodhimit në Gjermani u rrit në një nivel të ri rekord në maj, i nxitur nga çmimet e energjisë, sipas të dhënave të sotme nga Zyra e Statistikave e Gjermanisë Destatis.

Çmimet e prodhimit nga viti në vit u rritën me 33.6 për qind në maj, nga 33.5 për qind në prill. 

Më parë ishte vlerësuar se do të rritej sërish me 33.5 për qind në maj. Kjo është shqetësuese pasi çmimet e prodhimit janë një parashikues i mirë i çmimeve të konsumit.

Në bazë mujore, çmimet e prodhimit u rritën me 1.6 për qind, pas një rritjeje prej 2.8 për qind në muajin prill. Ekonomistët parashikuan një rritje prej 1.5 për qind.

Çmimet e energjisë në tërësi u rritën 87.1 për qind nga i njëjti muaj i vitit të kaluar. Nëse përjashtohen çmimet e energjisë, çmimet e prodhimit do të rriteshin me 16.5 për qind. 

Nga komponentët e tjerë në indeksin e çmimeve të prodhimit, bie në sy rritja e çmimeve të lëndëve të para me 25.1 për qind.

Çmimet e mallrave të konsumit jo të qëndrueshme janë rritur me 14,7 për qind dhe të mallrave të qëndrueshme me 9.4 për qind.

Çmimet e mallrave kapitale u rritën me 7.1 për qind, ndryshimi më i madh vjetor që nga shtatori 1975.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat