Nga 1 janari, Kroacia në Eurozonë, s’ka më Kuna

Evropë

Nga 1 janari, Kroacia në Eurozonë, s’ka më Kuna

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 16:00
Foto ilustrim

Listës së shteteve evropiane që kanë vendosur ta kenë për valutë euron, i bashkohet edhe Kroacia. Edhe zyrtarisht, tashmë Kroacia nga sot është pjesë e eurozonës,por  tash për tash në transaksionet bankare.

Kjo pasi në përdorim të përditshëm do të vihet në funksion nga 1 janari i vitit që vjen.

Zyrtarizimi i Kroacisë si vendi i 20-të që i bashkohet zonës euro, nga 27 vende anëtare të BE-së, u bë sot në Bruksel në kuadër të samitit të BE-së.

Të pranishëm ishin Christine Lagarde, presidente e Bankës Qëndrore Evropiane,  Andrej Plenkoviç, kryeministër i Kroacisë,  Charles Michel, president i Këshillit Evropian, Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian dhe Paschal Donohoe, president i Eurogrupit.

Komisioni Evropian konfirmoi se Kroacia i ka përmbushur kushtet për vendosjen e euros si vazlutë të saj duke hequr Kunën, si monedhën e saj që kishte në përdorim që nga koha kur shpalli pavarësinë nga ish Jugosllavia me 26 qershor 1991.

Komisioni Evropian ka deklaruar se Kroacia është i vetmi nga shtetet që ende nuk kanë euron si valutë zyrtare, ndonëse  i ka përmbushur të gjitha kriteret.

Krahas Kroacisë, Komisioni ka vlerësuar edhe Suedinë, Çekinë, Rumaninë dhe Bullgarinë. Ato i kanë përmbushur shumicën e kritereve, por jo të gjitha.

Konfirmimin se Kroacia tashmë mund t’i bashkohet eurozonës e kanë quajtur historik edhe zyrtarët e lartë të BE-së në Bruksel.

Kështu, kroatët tashmë do t’u bashkohen rreth 340 milionë qytetarëve të vendeve tjera të BE-së që kanë euron si valutë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat