​Sanchez shpall një plan anti-inflacioni prej 9 miliardë eurosh në Spanje

Evropë

​Sanchez shpall një plan anti-inflacioni prej 9 miliardë eurosh në Spanje

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 18:47
Pedro Sanchez

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka njoftuar një paketë të re masash kundër inflacionit që do të përfshijnë “një përpjekje të jashtëzakonshme për shtetin” prej nëntë miliardë eurosh.

Krahas shtyrjes së masave tashmë në fuqi dhe që do të skadojnë më 30 qershor, kryeministri ka treguar si risi një zbritje “50%” në lejet e transportit publik të menaxhuara nga shteti – si trenat – 200 euro bonus për të papunët dhe shtresat në nevojë, përgatitjen e taksës për “fitimet e jashtëzakonshme” të kompanive energjetike, sipas shembullit të asaj që është bërë në vende të tjera.

Sanchez konfirmoi gjithashtu uljen e TVSH-së për energjinë elektrike nga 10% në 5%.

Ndër masat tashmë në fuqi ka një zbritje prej 20 cent euro për litër tek karburantet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat