Rekord historik i temperaturës më të lartë në Britaninë e Madhe

Evropë

Rekord historik i temperaturës më të lartë në Britaninë e Madhe

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 14:38
Britani

Temperaturat në Mbretërinë e Bashkuar kanë kaluar mbi 40C në Heathroë për herë të parë ndonjëherë, sipas të dhënave të hershme të Met Office, shkruan The Guardian.

Temperatura prej 40.2C është regjistruar në orën 12:50 të pasdites së sotme dhe sinoptikanët presin që temperaturat të vazhdojnë të rriten.

Maria Neira, drejtoreshë e shëndetit publik në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, paralajmëroi se kombinimi i valëve të të nxehtit dhe ndotjes mund të përkeqësojë sëmundjet e frymëmarrjes.

Ajo rekomandoi gjithashtu që njerëzit të kalojnë të paktën disa orë në ditë në një hapësirë me ajër të kondicionuar për të reduktuar stresin e nxehtësisë në trup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat