Mali i Zi e shpall persona non-grata një diplomat rus

Evropë

Mali i Zi e shpall persona non-grata një diplomat rus

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 21:17
Ministria malazeze e Punëve të Jashtme

Ministria malazeze e Punëve të Jashtme e ka shpallur person të padëshirueshëm një diplomat të Ambasadës së Federatës Ruse të akredituar në Podgoricë, për shkak të veprimtarive që bien ndesh me nenin 9 të Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.

Njoftimi zyrtar për këtë vendim, në të cilin ishte përcaktuar afati prej shtatë ditësh për largimin nga territori i Malit të Zi, i është dorëzuar ambasadorit të Federatës Ruse, Vladislav Maslenikov, pa u specifikuar se për cilin diplomat bëhet fjalë.

Gjatë këtij viti, Mali i Zi kishte shpallur non-grata pesë diplomatë rusë, në mesin e tyre ishte edhe Viktor Antipin, oficer i inteligjencës i Shërbimit të Jashtëm rus (SVR), pasi ishte takuar me ish-nënkryetarin e Kuvendit, Strahinja Bulajiq.

Bulajiq i përket Frontit Demokratik (DF), një aleancë pro-serbe, qëllimet politike të së cilës janë heqja e sanksioneve ndaj Rusisë të vendosura nga Mali i Zi pas aneksimit të Krimesë dhe tërheqja e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

DF gjithashtu është një kundërshtare e anëtarësimit të Malit të Zi në aleancën e NATO-s.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat