Lufta në Ukrainë, shefi i inteligjencës britanike jep lajmin e keq për Putinin

Evropë

Lufta në Ukrainë, shefi i inteligjencës britanike jep lajmin e keq për Putinin

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 19:42
Jeremy Fleming

Gati gjashtë muaj pasi Rusia pushtoi Ukrainën, presidenti rus Vladimir Putin nuk ka arritur ta fitojë luftën për informacion kundër Ukrainës, tha kreu i inteligjencës britanike GCHQ, Jeremy Fleming, në një opinion për the Economist.

Fleming shkroi se të dyja palët janë duke i përdorur aftësitë e plota kibernetike në luftën në Ukrainë.

“Deri më tani, presidenti Putin e ka humbur plotësisht luftën e informacionit ndaj Ukrainës dhe Perëndimit,” tha ai.

“Edhe pse ky është një lajm për t’u gëzuar, ne nuk duhet të nënvlerësojmë se sa me padurim shpërndahet dezinformimi rus në botë.”

Rusia po përhap dezinformata përmes rrjeteve sociale në vende të ndryshme të Afrikës, sipas Ambasadës  së SHBA-së në Itali.

Ata theksojnë se gjigantët e rrjeteve sociale si Facebook dhe Twitter i kanë hetuar disa nga këto tentativa dezinformimi.

Planet e dështuara ruse

Megjithatë, pavarësisht këtyre kërcënimeve, Fleming shkruan se “sikurse me pushtimin tokësor, planet online të Rusisë duket se kanë dështuar. Përdorimi i mjeteve sulmuese kibernetike është i papërgjegjshëm dhe arbitrar.”

Rusia ka përdorur WhisperGate, një malware, për të shkatërruar dhe dëmtuar sistemet e qeverisë ukrainase. Rusia më parë përdori të njëjtën metodë në Siri dhe Ballkan, dhe dezinformimi në internet ishte një pjesë kyçe e strategjisë së Rusisë. Në Ukrainë, inteligjenca britanike arriti të përgjonte dhe të jepte një paralajmërim në kohë, sipas Fleming.

Autoritetet e sigurisë në Estoni [anëtare e NATO-s dhe e BE-së], kanë bërë po ashtu të ditur se kohëve të fundit kanë arritur ta shmangin një sulm kibernetik rus, pas heqjes së monumenteve që i përkisnin epokës sovjetike.

Estonia ishte viktimë e sulmeve kibernetike të përhapura në sistemet e saj publike në vitin 2007, por këtë herë ka pasur dëme të kufizuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat