​Mobilizimi i madh për luftë në Ukrainë, regjimi i Putinit arreston 100 protestues

Evropë

​Mobilizimi i madh për luftë në Ukrainë, regjimi i Putinit arreston 100 protestues

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 17:37
Foto ilustrim

Protestat janë zhvilluar në të gjithë Rusinë sot në përgjigje të vendimit të Vladimir Putin për të mobilizuar rezervat ushtarake.

Të paktën 300.000 njerëz do të thirren për të luftuar në Ukrainë, me fotografi nga Moska që tregojnë njerëzit duke përshëndetur lamtumirë familjeve të tyre.

Njerëzit u mblodhën në disa qytete ruse sot në përgjigje të lajmit - duke përfshirë Novosibirsk dhe Tomsk në Siberi.

Ndërkohë, mijëra duket se po ikin nga Rusia - ndërsa frika rritet për rekrutimin më të gjerë, raporton Sky News.

Mësohet se pothuajse 100 persona janë arrestuar në protesta deri më tani, duke përfshirë 59 në Novosibirsk dhe 10 në Tomsk.

Raportet nga Shën Petersburgu këtë pasdite thonë se një "autobus plot" me njerëz është arrestuar në një tubim kundër mobilizimit nga Putin.

Sipas mediumit britanik, shumica e atyre në zonë janë gazetarë dhe nëse dikush shfaqet pa jelek shtypi, ka të ngjarë të merret në pyetje.

Gjithashtu thuhet se janë përdorur “armë trullosëse” dhe “shkopinj” – dhe mes të arrestuarve janë edhe adoleshentë, sipas projektit të pavarur rus i medias për të drejtat e njeriut, OVD-Info.

I njëjti burim pretendon se të paktën 235 persona janë arrestuar deri më tani sot - dhe shumë më tepër se 1.000 në total.

Policia ruse u fotografua duke arrestuar njerëz që merrnin pjesë në mitingje në Moskë të shtunën - në përgjigje të mobilizimit të pjesshëm të Vladimir Putin. Shumica e të arrestuarve janë gra dhe se protesta u mbyll pothuajse menjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat