​Kryeministri spanjoll Sanchez rezulton pozitiv me COVID-19

Evropë

​Kryeministri spanjoll Sanchez rezulton pozitiv me COVID-19

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 14:12
Pedro Sanchez

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez rezultoi pozitiv me Covid-19, sipas asaj që ai vetë njoftoi.

“Këtë mëngjes u testova pozitiv”, shkroi ai në Twitter.

“Unë do të vazhdoj të punoj, por me masa më të forta paraprake”, shtoi Sanchez.

Kryeministrit iu desh të anulonte axhendën e tij publike, e cila përfshinte angazhime në lidhje me partinë e tij socialiste, PSOE, në Barcelonë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat