​Rajonet separatiste në Ukrainë votojnë për bashkim me Rusinë

Evropë

​Rajonet separatiste në Ukrainë votojnë për bashkim me Rusinë

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 17:28
Votimi pesëditor u zhvillua nga 23 deri më 27 shtator.

Të ashtuquajturat komisionet zgjedhore shpallën sot rezultatet e para të referendumit për bashkimin me Rusinë të republikës së vetëshpallur popullore të Donetskut dhe atyre Luhansk, Zaporizhzhia dhe rajonit Kherson.

Bëhet fjalë për votimin në territorin e Rusisë, ku qendrat e votimit janë të mbyllura.

Pas përpunimit të 18 për qind të votave, 98.19 për qind e votuesve votuan për aneksimin e rajonit të Zaporozhzhia në Rusi.

Pas përpunimit të 20.64 për qind të votave, 98.27 për qind e qytetarëve votuan për bashkimin e DNR me Rusinë.

Pas përpunimit të 21.11 për qind të votave, 97.83 për qind e votuesve votuan për aneksimin e LNR në Rusi.

Pas përpunimit të 27 për qind të votave, 97.63 për qind e qytetarëve votuan për aneksimin e rajonit Kherson në Rusi.

Presidenti Vladimir Putin tha javën e kaluar se Rusia do të mbështesë rezultatin e shprehjes së vullnetit të popullit të Donbass, Zaporozhzhia dhe Kherson.

Votimi pesëditor u zhvillua nga 23 deri më 27 shtator.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat