‘Kthehu! Do të dua gjithë jetën!’ Publikohet letra që vrasësi i shkroi gruas për ta bindur të jetonin bashkë

Evropë

‘Kthehu! Do të dua gjithë jetën!’ Publikohet letra që vrasësi i shkroi gruas për ta bindur të jetonin bashkë

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 06:52
56-vjeçari shpreh ndjenjat e dashurisë që ka për Anën dhe përpiqet ta bindë atë që të bëhen sërish çift, ashtu siç ata e kishin imagjinuar

Detaje të reja mësohen nga vrasja tragjike e trefishtë në Greqi, ku burri i mori jetën foshnjës 1 vjeçe, partneres dhe më pas vetes së tij.

Mediat greke kanë publikuar së fundmi një letër që autori i krimit i kishte shkruar partnerës që ta bindte të kthehej me të.

Në letrën e publikuar nga Mega, 56-vjeçari shpreh ndjenjat e dashurisë që ka për Anën dhe përpiqet ta bindë atë që të bëhen sërish çift, ashtu siç ata e kishin imagjinuar.

“Gjithçka që bëtë për mua ishte e paprecedentë. Këto më prekën në zemrën time të mbyllur e të ngurtë. Nuk kam përfituar asnjë moment nga ty, nuk është në karakterin tim dhe e kam vërtetuar. Të pashë që në momentin e parë si personin e duhur për mua. E kuptoj që jeni në një pozitë shumë të vështirë. Unë jam në pozicionin tuaj dhe i shoh vështirësitë. Fatkeqësisht të kam dashur dhe për fat të mirë jam kaq i pjekur dhe i mësuar nga jeta me njerëzit. Unë u mbylla me veten, nuk u besoj njerëzve në përgjithësi, 90% mbajnë maska. Nuk po luaj me ty, u ula dhe mendova për gjithçka, dhe është e vështirë për mua", shkruan ai.

Në të njëjtën kohë, në letrën e tij drejtuar Anës, 56-vjeçari duket se po përpiqet të pranohet nga familja e saj pasi ata besonin se diferenca e tyre në moshë mund të ishte pengesë në rrugën e tyre të dashurisë.

Diferenca e moshës mes nesh, ky do të jetë problemi i madh për njerëzit e tu. Unë dhe ti duhet t’u dëshmojmë atyre me veprime të arsyeshme se ajo që ndjejmë për njëri-tjetrin nuk është diçka joserioze, është e rrënjosur thellë në zemrat tona", përfundon letrën.

Ironia tragjike në gjithë këtë është se Anna dhe fëmija i tyre një vjeçar u vranë nga njeriu që dikur kërkonte një jetë plot dashuri dhe lumturi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat