Historiani serb: Vuçiq e bëri Serbinë një Bjellorusi të Ballkanit

Evropë

Historiani serb: Vuçiq e bëri Serbinë një Bjellorusi të Ballkanit

Më: 8 tetor 2022 Në ora: 19:56
Historiani serb, Milivoj Beshlin

Historiani serb, Milivoj Beshlin thotë se dy temat kryesore të një paraqitjeje kuazi historike të presidentit serb Aleksandar Vuçiq ishin dy refuzimet e tij – për të përafruar politikën e jashtme dhe të sigurisë së Serbisë me BE-në, drejt së cilës Serbia nominalisht aspiron, dhe së dyti për të shkuar drejt zgjidhjes së marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Ai thotë se është e pabesueshme se sa kokëfortë është Vuçiç në mbështetjen e regjimit kriminal të Putinit dhe akteve të agresionit dhe dhunës së tmerrshme në Ukrainë.

“Duke vepruar kështu, që është cinizëm i paprecedent, Vuçiq i referohet ligjit ndërkombëtar. Pasi e ka kthyer Serbinë në një shërbim të propagandës dhe të inteligjencës së Putinit, pasi ka rusifikuar dhe putinizuar plotësisht opinionin publik të Serbisë me veprimet goebelsiane të mediave të tij ekstremiste, autoritari në krye të saj tani po ankohet se i njëjti opinion publik nuk do ta përcjell atë në vendosjen eventuale të sanksioneve ndaj Rusisë”, thotë historiani serb për “Danas”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat