Çfarë po ndodh? Tensione për rinisjen e një tjetër konflikti në Evropë

Evropë

Çfarë po ndodh? Tensione për rinisjen e një tjetër konflikti në Evropë

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 12:35
Në zemër të mosmarrëveshjeve është rajoni i Nagorno-Karabakh

Armenia ka lëshuar akuza ndaj Azerbajxhanit se ushtria e saj ka sulmuar pozicionet armene në kufirin me Bakun. Ngjarja mendohet të ketë ndodhur mbrëmjen e së hënës dhe fatmirësisht nuk pati asnjë person të lënduar.

“Në orën 20:00, njësitë e Forcave të Armatosura të Azerbajxhanit hapën zjarr me armë të vogla të kalibrave të ndryshëm në drejtim të pozicioneve armene të vendosura në pjesën lindore të kufirit armeno-azerbajxhan. Nuk pati humbje nga pala armene”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes të Armensisë, sipas së cilës për momentin situata është kthyer relativisht e qëndrueshme.

Dy vendet kanë luftuar dy luftëra dhe kanë përjetuar konflikte të rregullta më të vogla përgjatë 3 dekadave. 

Në zemër të mosmarrëveshjeve është rajoni i Nagorno-Karabakh. Sipas kufijve të njohur ndërkombëtarisht, është pjesë e Azerbajxhan, por popullohet nga armenë etnikë. Ndasitë kulturore  shtrihen përtej politikës, edhe në besimin fetar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat