Konflikt i armatosur në kufirin serbo-hungarez, ka të plagosur

Evropë

Konflikt i armatosur në kufirin serbo-hungarez, ka të plagosur

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 13:55
Foto ilustrim

Një operacion i policisë serbe është duke u zhvilluar në afërsi të kufirit me Hungarinë për gjetjen e emigrantëve që kanë marrë pjesë në shkëmbimin e zjarrit.

Ditën e djeshme, 24 nëntor, në orët e mbrëmjes në afërsi të qytetit të Horgos, ka ndodhur një konflikt i armatosur mes dy grupeve të emigrantëve.Sipas banorëve të zonës gjatë gjithë natës janë dëgjuar të shtëna ndërsa përgjatë rrugës kryesore të Khorgos, që të çon në kufirin me Hungarinë, ka pasur emigrantë të armatosur me kallashnikov.

Mëngjesin e sotëm policia ka arrestuar disa emigrantë, ndërsa një i ri me plumb në gjoks është gjetur në një kamp informal.

Sipas mediave serbe, autoritetet spekulojnë se bëhet fjalë për një konflikt të armatosur mes trafikantëve që veprojnë pranë kufirit me Hungarinë.

Në internet janë postuar video të ndryshme nga qyteti i Chorgos, ku shfaqen emigrantë të armatosur me kallashnikov që enden rrugëve.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat