​Gjermania lehtëson rregullat për hyrjen e emigrantëve të kualifikuar për punë të caktuara

Evropë

​Gjermania lehtëson rregullat për hyrjen e emigrantëve të kualifikuar për punë të caktuara

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 16:20
Foto ilustrim

Qeveria gjermane njoftoi sot se planifikon të lehtësojë rregullat ligjore për hyrjen e emigrantëve nga vendet jashtë BE-së, me qëllim që të mundësojë ardhjen e punëtorëve të kualifikuar për të cilët Gjermania ka nevojë.

Qeveria ka rënë dakord për një projekt-ligj që do të ndihmonte migrantët e mundshëm nga jashtë BE-së me njohjen e aftësive dhe kualifikimeve, siç janë kërkesat gjuhësore.

Mungesa e punëtorëve kërcënon planet ambicioze të Gjermanisë për të inkurajuar futjen e burimeve të rinovueshme të energjisë, u tha gazetarëve ministri gjerman i Ekonomisë Robert Habeck.

Habek theksoi se Gjermania e dinte prej vitesh se do të kishte problem demografik, por asgjë nuk ishte bërë.

Ministri gjerman i Punës Hubertus Heil tha se Gjermania ka punë të shkëlqyera për të ofruar dhe duhet të forcojë imazhin e saj jashtë vendit.

Heil vlerësoi se është në interesin e Gjermanisë që të paraqitet si një shoqëri kozmopolite.

Propozimi ligjor, meqë ra fjala, duhet të diskutohet dhe miratohet nga parlamenti gjerman.

Ekspertët deklarojnë se Gjermania ka nevojë për rreth 400.000 punëtorë migrantë të kualifikuar çdo vit, veçanërisht për të plotësuar vendet e lira të punës në fushën e kujdesit shëndetësor, IT dhe ndërtimit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat