​Britanikët tregojnë lëvizjen e radhës të forcave ruse në Ukrainë

Evropë

​Britanikët tregojnë lëvizjen e radhës të forcave ruse në Ukrainë

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 10:17
Rusia planifikon të rrethojë qytetin Bakhmut në Donetsk

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar bëri të ditur se Rusia po investon përpjekje të mëdha ushtarake për të marrë qytetin Donetsk, por përparimet e saj në rajonin e Ukrainës janë të vogla.

Sipas Britanisë së Madhe, Rusia planifikon të rrethojë qytetin Bakhmut në Donetsk duke çuar një pjesë të madhe të forcave të saj ushtarake në këtë zonë.

"Sulmet ruse ndaj qytetit Bakhmut kanë nisur që në fillim të gushtit 2022 pasi kapja e këtij qytetit do t'i lejonte Rusisë të kërcënonte zonat më të mëdha urbane si Kramatorsk dhe Sloviansk në rajonin e Donetskut", tha ministria britanike e Mbrojtjes.

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se fushata ka qenë e kushtueshme në mënyrë disproporcionale për Rusinë, në raport me përfitimet që ka marrë.

“Ekziston një mundësi reale që kapja e Bakhmut të jetë bërë kryesisht një objektiv simbolik, politik për Rusinë”, tha ministria britanike e Mbrojtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat