Bombardohet gjatë natës zona e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia

Evropë

Bombardohet gjatë natës zona e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 11:13
Zaporizhzhia

Rrethi i Nikopol, në rajonin lindor të Dnipropetrovsk, në zonën e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia u bombardua nga ushtria ruse gjatë gjithë natës. Tubacionet e gazit dhe rrjetet elektrike u dëmtuan.

“Rusët bombarduan rrethin e Nikopolit gjatë gjithë natës, por qendra e distriktit u godit më rëndë. Mbi 30 predha armike ranë mbi Nikopol (përballë termocentralit bërthamor) por për fat të mirë njerëzit nuk u lënduan. Dhjetëra shtëpi, ndërtesat e fermave, rrjetet elektrike dhe tubacionet e gazit u dëmtuan” tha shefi ushtarak rajonal Valentin Reznichenko.

Ndërkohë qyteti Kherson mbeti pa energji për shkak të dëmtimit të linjave të energjisë nga bombardimet ruse. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat