Rusët frikësohen se mund të pushtohen nga Ukraina

Evropë

Rusët frikësohen se mund të pushtohen nga Ukraina

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 07:49
Ruset

Rusët po ndërtojnë mbrojtje brenda kufijve të tyre – duke treguar se strategjia e luftës së presidentit, Vladimir Putin ka shkuar shumë keq.

Fotografitë tregojnë se ndërtimi tani është duke u zhvilluar ndërsa Moska po përpiqet të bindë popullin e saj se Ukraina është gati të pushtohet.…

Strategjia e fortifikimit shihet si një mënyrë për të ndezur patriotizmin tek qytetarët në një kohë kur mbështetja për luftën e përgjakshme së Putinit – ku mbi 100 mijë rusë janë vrarë ose gjymtuar – po bie, raporton themirror.

Linja mbrojtëse, duke përfshirë piramidat e betonit të “kurthit të tankeve”, përfshin rajonet e Belgorodit dhe Kurskut.

Ajo është e lidhur me lëvizjet për të krijuar një “Ushtri të Babait” për të mbrojtur kufirin me Ukrainën, transmeton Telegrafi.

Kievi kurrë nuk ka dëshmuar se dëshiron ta pushtojë Rusinë, por vetëm dëshiron të mbrojë territorin e tij dhe të rimarrë tokën e rrëmbyer nga Putin.

“Ne po formojmë disa batalione të atyre që, për arsye shëndetësore ose për shkak të moshës, nuk mund të thirren nga forcat e armatosura, por kanë përvojë luftarake…për të mbrojtur shtëpinë dhe familjen e tyre”, tha guvernatori besnik i Putinit i rajonit Belgorod, Vyacheslav Gladkov.

“Instruktorë me eksperiencë që kanë kaluar nëpër një numër të madh luftërash lokale dhe kanë përvojë luftarake, tani po kryejnë detashmente stërvitore dhe tubuese në të gjitha rajonet kufitare”, shtoi ai.

Gladkov u tha banorëve se “Puna është e madhe. Veçanërisht është e rëndësishme që të garantohet siguri për të gjithë banorët që jetojnë në rajonin e Belgorodit. Puna po ecën sipas planit të miratuar”.

Ndryshe, “Zasechnaya Cherta” ishte emri i një zinxhir linjash fortifikuese, të krijuara nga Dukati i Madh i Moskës në mesjetën e vonshme dhe më vonë nga Cari i Rusisë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat