‘Gjuetarët e pedofilëve’ e plaçkitin një 37-vjeçar në Belgjikë

Evropë

‘Gjuetarët e pedofilëve’ e plaçkitin një 37-vjeçar në Belgjikë

Më: 4 janar 2023 Në ora: 23:49
Foto ilustrim

Tre gjuetarë të vetëquajtur të pedofilëve joshën një burrë 37-vjeçar nga qyteti Mechelen në Antëerp të Belgjikës të dielën, më pas e rrahën dhe grabitën,

Kjo është konfirmuar nga zyra e prokurorit publik të Antëerp, shkruan brusselstimes.com.

Sulmi ndodhi të dielën mbrëma në Bregun e Majtë të Antëerp-it.

‘Pedogjuetarët’ iu afruan “viktimës” së tyre përmes rrjeteve sociale dhe pozuan si një vajzë 14-vjeçare që donte ta takonte.

Burri e pranoi ftesën, më pas u prit nga një grup burrash, të cilët i dhanë disa goditje dhe i grabitën portofolin, celularin dhe cigaret.

“Viktima” ka pësuar lëndime të lehta dhe ndoshta kundër pritshmërive të sulmuesve të tij, ka njoftuar policinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat