Ish-ushtaraku turk vret gruan dhe djalin e tij në Eskisehir

Evropë

Ish-ushtaraku turk vret gruan dhe djalin e tij në Eskisehir

Më: 28 janar 2023 Në ora: 21:42
Mehmet Aslan, Eskisehir

Ushtaraku turk në pension ka vrarë gruan dhe njërin prej dy djemve të tij në qytetin e Eskisehirit.

Mehmet Aslan vrau gruan 84-vjeçare, Fatma Aslan dhe djalin, Erol Aslan gjersa ka plagosur djalin tjetër Osman Aslan.

Në ngjarjen e ndodhur në rrethin Erenkoy, 86 vjeçari dyshohet se ka qëlluar dhe vrarë me armë zjarri gruan pas një fjalosje.

Pas krimit të parë, i moshuari shkoi në lagjen Bozuyuk dhe e vrau me armë zjarri djalin e tij, Erolin, raporton t24.

Ai nuk u ndal me kaq dhe u përpjek ta vras edhe djalin tjetër, Osmanin, të cilit arriti vetëm t’i shkaktojë plagë në krah.

I dyshuari tashmë raportohet se është arrerstuar nga ekipet e policisë, të cilët vepruan pas informatës që morën prej qytetarëve.

Ndryshe, trupat e pajetë u dërguan në morgun e spitalit për hetime të mëtejme gjersa i moshuari ka pranuar krimin. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat