Akademiku turk që parashikoi tërmetet, Gorur: Stambolli duhet të përgatitet deri në vitin 2029

Evropë

Akademiku turk që parashikoi tërmetet, Gorur: Stambolli duhet të përgatitet deri në vitin 2029

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 21:41
Prof. Dr. Naci Gorur

Përveç tërmeteve me magnitudë 7.7 dhe 7.6 në Kahramanmaraş, katastrofën e shkaktuan edhe shumë pasgoditje të rënda.

Ndërsa numri i njerëzve që humbën jetën nga tërmeti rritej çdo minutë, më shumë se një mijë ndërtesa u shkatërruan.

Anëtar i Akademisë së Shkencave të Turqisë, Prof. Dr. Naci Gorur bëri deklarata të jashtëzakonshme në lidhje me tërmetet e mundshme të ardhshme, raporton cnnturk.

Duke thënë se Stambolli është në zonën e rrezikshme dhe se nuk ka siguri për jetën e më shumë se 400 mijë njerëz, Gorur shtoi më tutje, “Marmara është zonën e rrezikshme. Sipas hulumtimeve të KİPTAŞ dhe İBB, 75 për qind e ndërtesave në Stamboll nuk do t’i rezistojnë tërmetit të radhës. Më shumë se 400 mijë njerëz nuk kanë siguri për jetën”.

Ai deklaroi se prej sot, Stambolli duhet të përgatitet për një tërmet të fuqishëm, i cili mund të shkaktojë mijëra viktima.

“Ne duhet t’i bëjmë këto përgatitje sa më shpejt të jetë e mundur. Qeveria dhe IMM duhet të punojnë bashkë, jo duke u grindur. Stambolli na tremb. Deri në vitin 2029 pritet të ndodh tërmeti i ardhshëm”, pohoi shkencëtari i Tokës.

Ndryshe, deri më tani raportohet se të paktën 3600 persona kanë humbur jetën ndërsa 22168 njerëz janë lënduar shkaku i tërmetit, i cili llogaritet si më i fuqishmi në histori të këtij vendi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat