Planifikuan vrasjen e Macronit, merret dënimi për 4 anëtarët e ekstremit të djathtë në Francë

Evropë

Planifikuan vrasjen e Macronit, merret dënimi për 4 anëtarët e ekstremit të djathtë në Francë

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 09:02
Emmanuel Macron

Katër anëtarë të një organizate të ekstremit të djathtë në Francë, janë dënuar me katër vite burg, për akuzën e ngritjes së një komploti për të vrarë presidentin Emmanuel Macron në vitin 2018.

Aktakuza bazohej në shkëmbime të shumta të mesazheve telefonike në lidhje me përgatitjen e planit. Një muaj më parë, në bankën e të akuzuarve ishin 12 burra dhe një grua, nga 26 deri në 66 vjeç. Ata u akuzuan për komplot për një akt terrorist.

Grupi u formua përmes Facebook-ut në fillim të vitit 2017. Lideri thuhet se është një burrë rreth të 60-ave, i papunë, dikur anëtar i Frontit Kombëtar të Jean-Marie Le Pen dhe tani Alarm Kombëtar i Marine Le Pen.

Autoritetet u informuan se një grup i ekstremit të djathtë po planifikonte të sulmonte Macron gjatë vizitës së tij në Verdun në nëntor 2018 për të shënuar 100 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Madje policia kishte arritur deri aty sa të përgjonte telefonat gjatë hetimeve katërvjeçare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat