Në Leicester të Anglisë dëgjohet një zhurmë misterioze

Evropë

Në Leicester të Anglisë dëgjohet një zhurmë misterioze

Më: 4 mars 2023 Në ora: 16:32
Foto ilustrim

Një “zhurmë” misterioze është raportuar në të gjithë rrethinën e qytetit Leicester, duke lënë shumë banorë të hutuar.

Përdoruesja e Twitter @SarahJRandom, e cila banon në Beaumont Leys, e kapi momentin në kamerën e saj të sigurisë, pak pas mesditës të së shtunës së 4 marsit.

Përdorues të tjerë të mediave sociale spekuluan se ajo që dëgjuan ishte një “zhurmë sonike” – me disa banorë që thanë se kishin ndjerë shtëpitë e tyre të dridheshin gjatë momentit kur u dëgjua zhurma, raporton The Independent.

Zhurma u raportua se është ndier edhe në Melton dhe Northampton.

Policia e Leicestershire tha se ka pranuar telefonata të shumta në lidhje me një një zhurmë të madhe shpërthimi të dëgjuar nga pjesë të ndryshme të qytetit dhe qarkut.

Një “zhurmë” e ngjashme u raportua në Londër në janar 2021 kur në qiell u ngritën avionët luftarakë të RAF. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat