Stuhia nxjerr nga shinat dy trena në Zvicër, raportohet për disa persona të lënduar

Evropë

Stuhia nxjerr nga shinat dy trena në Zvicër, raportohet për disa persona të lënduar

Më: 31 mars 2023 Në ora: 20:03
Pamje nga aksidenti

Dy trena në rrjetin rajonal hekurudhor të Zvicrës dolën nga shinat sot, vetëm disa dhjetëra kilometra larg njëri-tjetrit, në lokacione në veri të kryeqytetit, duke plagosur disa persona, tha policia në kantonin e Bernës.

Të paktën një person i plagosur rëndë është në mesin e të lënduarve, sipas policisë kantonale.

Aksidenti pranë Lüscherz u raportua rreth orës 16:30, sipas një zëdhënësi të policisë kantonale të Bernës. 

Image
Pamje nga aksidenti

Pjesa e pasme e trenit doli nga shinat dhe vagonët e prekur u përmbysën në anën e djathtë. Ambulanca dhe zjarrfikësja ndodhen në vendngjarje.

Linja hekurudhore e prekur është e mbyllur deri në një njoftim të dytë. Treni i përplasur i operatorit hekurudhor Aare Seeland mobil (ASM) po udhëtonte në drejtim të Biel.

Dyshimet janë se aksidenti ka ndodhur për shkak të stuhisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat