Italia përfshihet nga moti i keq, mbyllen shkollat

Evropë

Italia përfshihet nga moti i keq, mbyllen shkollat

Më: 16 maj 2023 Në ora: 12:51
Foto nga vendi i ngjarjes

Moti i keq, me erëra të forta dhe rrebeshe shiu, ka goditur disa rajone të Italisë.

Situata më e rëndë është regjistruar në rajonin e Emilia-Romagna-s, ku janë shkaktuar shumë përmbytje dhe autoritetet janë detyruar të lëshojnë alarmin e kuq.

Mediat italiane raportojnë se në Ravena dhe në Bolonja janë mbyllur shkollat.

Alarmi i fundit i lëshuar në rajonin e Emilia-Romagna-s vjen vetëm pak ditë pas përmbytjeve të mëdha në shumë zona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat