Zgjedhjet në Greqi, Tsipras: Ndryshimi është në duart e popullit tonë

Evropë

Zgjedhjet në Greqi, Tsipras: Ndryshimi është në duart e popullit tonë

Më: 21 maj 2023 Në ora: 10:20
Aleksis Tsipras

Kreu i SYRIZA-s, Aleksis Tsipras ka votuar në qendrën e votimit në Kipseli.

“Sot është ditë shprese” e nisi mesazhin e tij Tsipras para mediave.

“Qytetarët kanë në dorë mundësinë për të zbatuar kërkesën e mazhorancës për ndryshimin e kursit të vendit. Për të lënë pas katër vite të vështira, pabarazish, padrejtësie, fitime të ndyra, pasiguri në punë, ankande, indinjitet për pensionistët, shënjestrim për të rinjtë.

Të lëmë pas një qeveri arrogante që nuk ndjen nevojat e të shumtëve dhe t’i hapim rrugë një qeverie bashkëpunimi progresiv në një program drejtësie sociale. Për të pasur shpresë për një të nesërme më të mirë. Një qeveri e cila do të ketë fytyra të reja, por mbi të gjitha një etos dhe stil të ri qeverisjeje”, tha ai.

 Ndryshimi është sot në duart e popullit tonë ”, nënvizoi në fund Alexis Tsipras.

Njerëzit e pritën me duartrokitje në qendrën e votimit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat