Zgjedhjet e përgjithshme në Greqi

Evropë

Zgjedhjet e përgjithshme në Greqi

Më: 21 maj 2023 Në ora: 16:28
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis po kërkon një mandat të dytë në zgjedhjet e përgjithshme që po mbahen të dielën.

“Sot po votojmë për të ardhmen tonë, po votojmë për paga më të larta dhe vende më të mira pune”, tha zoti Mitsotakis pasi votoi me djalin e tij Konstantinos dhe vajzën Dafni.“Sot qytetarët do të vendosin se kush do ta qeverisë vendit tonë. Por jam plotësisht i bindur se e nesermja do të jetë edhe më e mirë për vendin tonë”, tha ai.

Ndërsa sondazhet tregojnë për epërsi të partisë koservatore në pushtet “Demokracia e Re” një ndryshim në sistemin zgjedhor të vendit nënkupton se ka të ngjatë që kjo parti të mos marrë shumicën e votave të nevojshme për të qeverisur e vetme. Rreth 10 milionë grekë kanë të drejtë vote.

“Demokracia e Re” e kryesuar nga Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, gëzon një mbështetje midis 31-38%, e ndjekur nga e majta Syriza. Analistët thonë se udhëheqësi i ardhshëm duhet të marrë 45% të votave për të siguruar fitoren e plotë.

Në ballë të debateve të fushatës së partive ka qënë kriza e rritjes së kostos së jetesës, ndërsa partitë janë përpjekur të tërheqin votuesit me premtimet për krijimin e vendeve të punës. Rritja e çmimeve ka patur një ndikim të thellë tek grekët, ndërsa standardet e jetës pësuan rënie gjatë krizës 10-vjeçare të borxheve.

Mos plotësimi i pragut të nevojshëm të fitores do të çonte në konsultime mes partive politike për gjetjen e një gjuhe të përbashkët. Nëse asnjë parti nuk kalon pragun e duhur të fitores, Presidentja Katerina Sakellaropoulou do t'u japë tre partive të para një mandat tre-ditor secilës për të formuar një qeveri.

Nëse ato dështojnë, Presidentja Sakellaropoulou do të emërojë një qeveri të përkohshme që do ta çojë vendin në zgjedhje të reja rreth një muaj më vonë./VOA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat