Kılıçdaroglu humb imunitetin, ai mund të mund të përfundojë në gjykatë për fyerjet ndaj Erdoganit

Evropë

Kılıçdaroglu humb imunitetin, ai mund të mund të përfundojë në gjykatë për fyerjet ndaj Erdoganit

Më: 30 maj 2023 Në ora: 20:10
Foto nga takimi

Imuniteti i kreut të partisë opozitare turke CHP-së, Kemal Kiliçdaroglu, do të përfundojë sepse nuk është më deputet. Rreth 40 dosje kundër Kılıçdaroglut, 28 prej të cilave janë në parlament, do të dalin nga rafti i arkivave.

Ish-kundër kandidati i zgjedhjeve presidenciale të Recep Tayyip Erdogan, Kılıçdaroglu do të humbasë imunitetin për shkak se në zgjedhjet e 28 majit ka humbur garën për president dhe nuk do të jetë deputet.

Për këtë arsye, rreth 40 dosje, 28 prej të cilave janë dosje imuniteti, do të hapen. 16 prej tyre janë kallëzime të përgatitura me pretendimin e “fyerjeve, kërcënimeve dhe shpifjeve ndaj institucionit të presidentit”.

Nëse Prokuroria i shndërron këto pretendime në aktakuza, Kılıçdaroglu mund të paraqitet në gjykatë si i pandehur, raportojnë mediat turke.

Ai nuk është më as deputet pasi nuk kishte pranuar të kandidojë për zgjedhjet parlamentare. Për këtë arsye, imuniteti Kiliçdaroglut, i cili nuk do të mund të gëzojë të drejtat parlamentare, do t’i hiqet zyrtarisht kur parlamentarët e rinj të bëjnë betimin dhe të marrin detyrat.

Ndryshe, Kuvendi i Madh i Turqisë pritet të nis punën gjatë ditës së premte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat