Një në 10 banorë të Bashkimit Evropian është i vetmuar në shumicën e kohës

Evropë

Një në 10 banorë të Bashkimit Evropian është i vetmuar në shumicën e kohës

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 13:52
Ilustrim

Një raport i ri mbi vetminë nga Komisioni Evropian ka treguar se të paktën një në 10 banorë të Bashkimit Evropian është i vetmuar në shumicën e kohës.

Rreth 13 për qind e banorëve të BE-së thanë se ndihen të vetmuar në shumicën ose gjatë gjithë kohës në sondazhin e parë të vetmisë në mbarë BE-në me 25 mijë të anketuar.

Projekti u krye për të marrë një pasqyrë të “epidemisë së vetmisë” i shkaktuar për shkak të bllokimeve të zgjatura dhe izolimeve gjatë pandemisë së COVID-19.

Sipas raportit, vetmia si dukuri është më e përhapur në Irlandë me rreth 20 për qind që raportuan se ndiheshin të vetmuar.

Nivelet më të ulëta të vetmisë u vunë re në Holandë, Republikën Çeke, Kroaci dhe Austri me më pak se 10 për qind të mostrës së anketuar.

Njerëzit që janë të vetmuar gjatë gjithë kohës ose shumicën e kohës, sipas raportit, kanë rreth 20 për qind më shumë gjasa të vuajnë nga simptomat e depresionit.

“Vetmia nuk është vetëm një çështje private dhe individuale”, thuhet në raport.

“Mund të pengojë kohezionin social dhe duhet të konsiderohet si një problem social dhe të trajtohet si i tillë”.

Pikat kyçe për të parandaluar vetminë

Faktorët kulturorë luajnë një rol të rëndësishëm në vetminë, vuri në dukje raporti, krahas ngjarjeve të tjera në jetën e dikujt.

“Situatat e favorshme ekonomike, si dhe sasia dhe cilësia e ndërveprimeve sociale, janë kyçe kur bëhet fjalë për parandalimin e vetmisë”, shtoi raporti.

Përdorimi intensiv i mediave sociale gjithashtu u cilësua si dukuri në rritjen e vetmisë dhe faqet në internet bëjnë që të “mungojë shoqërimi cilësor fizik me njerëz”.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat