Putini përjashton ligjin ushtarak dhe mobilizimin shtesë në Rusi

Evropë

Putini përjashton ligjin ushtarak dhe mobilizimin shtesë në Rusi

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 18:18
Foto ilustrim

Nuk ka nevojë për vendosjen e ligjit ushtarak apo mobilizimit shtesë të trupave ruse për momentin, tha të martën presidenti rus, Vladimir Putin, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.

“Varet nga qëllimi. Trupat tona ishin në Kiev. A duhet të kthehemi atje apo jo?” – tha Putini në një takim me blogerët ushtarakë rusë dhe korrespondentët e luftës në Kremlin.

“Arsyeja pse po e bëj një pyetje të tillë retorike, është e qartë se nuk ka përgjigje për të. Unë mund t’i përgjigjem vetëm vetë. Por, varësisht se çfarë synimesh i vendosim vetes, duhet të vendosim për çështjen e mobilizimit. Epo, sot nuk ka nevojë për një gjë të tillë”, shtoi ai.

Presidenti rus deklaroi se rreth 156 mijë trupa janë shtuar që nga janari, i cili përfshin ushtarakë me kontratë që u rekrutuan dhe të tjerë që dolën vullnetarë.

Ai tha gjithashtu se teksa puna e zbatimit të ligjit dhe shërbimeve speciale kërkon përmirësim, nuk ka nevojë të vendoset ligji ushtarak në të gjithë Rusinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat