Ukraina çliron territore në rajonet e Donetskut dhe Zaporizhias

Evropë

Ukraina çliron territore në rajonet e Donetskut dhe Zaporizhias

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 15:21
Ilustrim

Një komandant i lartë i ushtrisë së Ukrainës tha të enjten se forcat ukrainase kanë arritur të rifitojnë kontrollin në mbi 100 kilometra katrorë të territorit të saj gjatë kundërofensivës ndaj trupave ruse.

Gjeneralili Oleksii Hrmov konfirmoi për gazetarët se në fazat e parë të ofensivës, që Ukraina thotë se e nisi javën e kaluar, është bërë e mundur çlirimi i shtatë vendbanimeve në rajonin lindor të Donetskut dhe rajonin jugor të Zaporizhias.

Sipas tij, ushtria kishte përparuar rreth tre kilometra pranë fshatit Mala Tokmachka në Zaporizhia dhe rreth shtatë kilometra në fshatin Velyka Novosilka në Donetsk.

Agjencia Reuters nuk ishte në gjendje të verifikonte situatën në zonën e luftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat